Koronavirusi në Turqi (29 qershor) – 1.214 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën në mbrëmje se 18 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.115.

1445693

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 198.613, pasi 1.374 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, 1.214 pacientë janë shëruar nga e diela në të hënë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 51.014 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 3.331.158”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme