Komiteti Presidencial për Siguri dhe Politikë të Jashtme diskuton zhvillimet rajonale dhe globale

Komiteti Presidencial për Siguri dhe Politikë të Jashtme u mblodh me agjendën Libinë, Bashkimin Evropian (BE) dhe luftën kundër terrorizmit.

1445638
Komiteti Presidencial për Siguri dhe Politikë të Jashtme diskuton zhvillimet rajonale dhe globale

Komiteti Presidencial për Siguri dhe Politikë të Jashtme u mblodh me agjendën Libinë, Bashkimin Evropian (BE) dhe luftën kundër terrorizmit.

Mbledhja javore e bordit u mbajt me videokonferencë për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

Në mbledhjen e kryesuar nga zëdhënësi i Presidencës dhe njëherësh nënkryetari i Komitetit, Ibrahim Kalin u bisedua për marrëdhëniet me BE-në, çështjen e Libisë, luftën kundër terrorit, planin e Izraelit për të aneksuar disa zona të Bregut të pushtuar Perëndimor dhe për marrëdhëniet Turqi-Afganistan.

Gjatë mbledhjes gjithashtu iu bë një vlerësim marrëdhënieve Turqi-BE gjatë periudhës së kryesimit të radhës të Gjermanisë në Këshillin Evropian që do të fillojë më 1 korrik, ndërsa u fol edhe për propozimet për politikat në lidhje me çështjet rajonale të sigurisë, ekonominë dhe migrimin.

Në takim u trajtuan edhe dimensionet rajonale dhe globale të zhvillimeve të fundit në Libi, ndërsa u tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të Libisë të njohur ndërkombëtarisht.

Gjithashtu u trajtuan të gjitha dimensionet e marrëdhënieve Turqi-Afganistan dhe u vu theksi se Turqia do të vazhdojë të kontribuojë në stabilitetin politik të këtij vendi dhe të rajonit.

Në mbledhje u tha se Izraeli përgatitet të aneksojë Bregun Perëndimore duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe u theksua se ky qëndrim është i papranueshëm dhe se opinioni ndërkombëtar duhet të ndërmarrë hapa për të ndaluar këtë okupim.

Komiteti gjatë mbledhjes gjithashtu trajtoi edhe luftën kundër terrorit dhe tha se Turqia do të vazhdojë me vendosmëri luftën e saj kundër të gjitha organizatave terroriste dhe fraksioneve të tyre, ndërsa shtoi se lufta e Turqisë do të shërbejë për paqen dhe stabilitetin rajonal dhe global.

 


Lajme të ngjashme