Erdogan: Nga populli presim t’i dalë për zot vendit duke u kujdesur për veten e vet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se gjëja e vetme që presin nga populli është që duke mbështetur veten t’i dalin për zot vendit.

1445665
Erdogan: Nga populli presim t’i dalë për zot vendit duke u kujdesur për veten e vet

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se gjëja e vetme që presin nga populli është që duke mbështetur veten t’i dalin për zot vendit.

Presidenti Erdoan bëri deklarata pas mbledhjes së kabinetit.

Ai tha se Turqia është përballur me sulme veçanërisht në periudhat e avancimit (progresit) dhe bëri të ditur se gjëja e vetme që presin nga populli është që në këtë proces të mbështesë veten duke zbatuar rregullat, t’i dalë për zot punës, prodhimit dhe vendit të vet.

“Opinioni i përbashkët brenda dhe jashtë (vendit) është se Turqia do të marrë formë përsëri pas epidemisë dhe do të jetë një prej yjeve të botës”, tha presidenti turk.

Ai u shpreh edhe në lidhje me luftën kundër koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) dhe nënvizoi se synojnë të ulin në zero numrin e vdekjeve dhe infektimit.

Erdogan tha se Turqia është një prej vendeve që ka bërë luftën më të suksesshme ndaj epidemisë dhe do të mbrojë fortë ato që ka fituar.

Kreu i qeverisë turke tha se treguesit ekonomikë tregojnë një shtytje të madhe gjatë muajit qershor dhe është regjistruar një rritje e kërkesës së produkteve turke jashtë shtetit.  

 


Lajme të ngjashme