Akar: Gjatë Operacionit “Kthera-Tigri” janë neutralizar 41 terroristë të PKK-së

Nën kryesimin e ministrit Akar, u mbajt një mbledhje javore me videokonferencë, ku morën pjesë edhe komandantët e forcave dhe zëvendësministrat.

1445585
Akar: Gjatë Operacionit “Kthera-Tigri” janë neutralizar 41 terroristë të PKK-së

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar njoftoi se 41 terroristë janë neutralizuar deri më tani në Operacionin “Kthetra-Tigri” që po zhvillohet në veri të Irakut.

Nën kryesimin e ministrit Akar, u mbajt një mbledhje javore me videokonferencë, ku morën pjesë edhe komandantët e forcave dhe zëvendësministrat.

Në fjalën e tij Hulusi Akar bëri një deklaratë në lidhje me operacionin kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

“Deri më tani janë neutralizuar 41 terroristë dhe janë sekuestruar sasi e konsiderueshme të armëve dhe municionit. Me sulme ajrore trupat tona u transferuan në zonat e planifikuara. Aktualisht vazhdojnë punimet për vënien nën kontroll të zonave në fjalë”, bëri të ditur ministri Akar.

Duke theksuar se aktivitetet antiterror do të vazhdojnë me vendosmëri në rritje derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit Akar tha: “Me Operacionin ‘Kthera-Shqiponja’ më 15 qershor në veri të Irakut Forcat Ajrore Turke shkatërruan gjithsej 81 objektiva terroriste, përfshirë edhe strofkat e tyre”.

Forcat e Armatosura Turke më 15 qershor në veri të Irakut filluan Operacionin e koduar “Kthetra-Shqiponja”, ndërsa më 17 qershor Operacionin “Kthetra-Tigri”.    

 


Lajme të ngjashme