Covid-19, Turqia dërgon ndihma me maska në Brazil

Në kuadër të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19), Turqia dërgoi ndihma me maska në Brazil, vendin e dytë më të ndikuar në botë nga epidemia.

1444221

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Sao-Paulo bëhet e ditur se një spitali në këtë qytet, që është qendra e tregtisë dhe më i populluari në vend, i janë dhënë ndihmat me maska.

“Në kuadër të solidaritetit ndërkombëtar të luftës kundër koronavirusit të tipit të ri (COVID-19) vendi ynë vazhdon të mbështesë Brazilin. Në këtë kuadër 20 mijë maska kirurgjikale të dërguara nga Turqia iu dorëzuan nga ana jonë spitalit bashkiak “Tide Setubal””, shkruhet në deklaratën e Konsullatës së Përgjithshme.

Virusi deri më tani ka marrë jetën e 54 mijë e 971 personave në Brazil ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 1 milionë e 228 mijë e 114 persona.

Lajme të ngjashme