Aksoy: Nga Iraku presim bashkëpunim, PKK-ja është kërcënim edhe për këtë vend

Turqia pret bashkëpunim nga Iraku në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

1444278
Aksoy: Nga Iraku presim bashkëpunim, PKK-ja është kërcënim edhe për këtë vend

Turqia pret bashkëpunim nga Iraku në luftën kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy bëri një deklaratë me shkrim.

“Dëshirojmë të rikujtojmë edhe një herë se presim që Iraku të bashkëpunojë dhe të veprojë në harmoni me Turqinë në luftën kundër organizatës separatiste terroriste të PKK, e cila përbën një kërcënim edhe për stabilitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Irakut”, shkruhet në deklaratë.

Zëdhënësi Aksoy iu përgjigj me shkrim një pyetjeje drejtuar Ministrisë lidhur me deklaratën e zëdhënësit të Presidencës së Irakut në lidhje me operacionet e Forcave të  Armatosura Turke (TSK), “Kthetra-Shqiponja” dhe “Kthetra-Tigri”. Ai bëri të ditur se këto pretendime nuk janë gjë tjetër veçse propagandë e organizatës terroriste PKK dhe simpatizantëve të saj të cilët synojnë të njollosin operacionet e Turqisë kundër terrorit.

Aksoy theksoi se autoritetet irakiane nuk duhet të bëhen preh e propagandave shpifëse të terroristëve dhe shtoi: “Ne i kushtojmë një vëmendje të madhe sigurisë së civilëve si në planifikimin ashtu edhe në kryerjen e fazave të operacioneve tona dhe ky është një fakt i ditur edhe nga autoritetet irakiane. Forcat e Armatosura Turke e kanë vërtetuar këtë. Me këtë rast dëshirojmë të rikujtojmë edhe një herë se presim që Iraku të bashkëpunojë dhe të veprojë në harmoni me Turqinë në luftën kundër organizatës separatiste terroriste të PKK, e cila përbën një kërcënim edhe për stabilitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të Irakut”.

 


Lajme të ngjashme