Turqia kritikon SHBA-në: Terrorizmi nuk luftohet duke bashkëpunuar me terroristët

Turqia reagoi të enjten kundër Raporteve të Vendit për Terrorizmin 2019, një publikim i përvitshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

1443805
Turqia kritikon SHBA-në: Terrorizmi nuk luftohet duke bashkëpunuar me terroristët

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, iu përgjigj me shkrim një pyetjeje drejtuar Ministrisë lidhur me “Raportet e Vendit për Terrorizmin 2019” të Departamentit të Shtetit në SHBA.

“Në «Raportet e Vendit për Terrorizmin 2019» të Departamentit të Shtetit të SHBA-së pasqyrohen lufta e Turqisë kundër organizatës terroriste DAESH dhe përpjekjet e saj në lidhje me parandalimin e lëvizjeve të Luftëtarëve të Huaj Terroristë (LHT), si dhe theksohet vazhdimi i sulmeve terroriste të PKK-së kundër interesave të brendshme dhe të jashtme të vendit tonë. Në fakt, Turqia është i vetmi vend, forcat e sigurisë së të cilit janë angazhuar në luftime trup më trup kundër DAESH-it. Për më tepër, Turqia jep kontribute thelbësore për sigurinë e bashkësisë ndërkombëtare duke përmbushur përgjegjësitë e saj në lidhje me parandalimin e lëvizjeve të LHT-së. Nga ana tjetër, teksa kryen operacione ndërkufitare në luftën kundër organizatave terroriste, Turqia merr masa paraprake maksimale në mënyrë që të parandalojë viktimat civile.

Raporti përpiqet të fshehë atë që YPG-ja është e njëjta organizatë terroriste me PKK-në duke potencuar se vendi ynë e shikon YPG-në si krahun sirian të PKK-së. Domethënia e kësaj qasjeje është shmangie e theksimit të qartë të identitetit terrorist të YPG-së dhe për më tepër konfirmon bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe kësaj organizate terroriste. Nga ana tjetër, deklaratat e zyrtarëve, ushtarakëve dhe institucioneve amerikane që tregojnë se YPG-ja dhe PKK-ja janë e njëjta organizatë, janë sheshit dhe publikisht të arritshme. SHBA-ja duhet ta kuptojë tashmë se nuk është e drejtë që ajo të bashkëpunojë me një organizatë terroriste ndërsa lufton një organizatë terroriste tjetër.

Në këtë raport vërehet se natyra terroriste e FETO-s vihet në dyshim dhe se masat legjitime, që ne kemi ndërmarrë në luftën tonë kundër FETO-s, kritikohen sikurse dhe në vitet e kaluara. Kjo situatë është një dëshmi e vazhdimit të qëndrimit moskokëçarës të SHBA-së lidhur me përpjekjen tradhtare për grusht shteti të 15 Korrikut. Një mori provash të paraqitura në lidhje me këtë organizatë terroriste të pabesë janë anashkaluar edhe një herë. Ky qëndrim tregon se ekziston një ngurrim për të kuptuar luftën tonë kundër FETO-s, e cila qëndron pas tentativës tradhtare për grusht shteti të 15 Korrikut, me pasojë martirizimin e 251 qytetarëve të pafajshëm. Masat e përmendura në raport janë ato të marra ligjërisht nga vendi ynë kundër FETO-s”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zëdhënësit të MPJ turke, Hami Aksoy.



Lajme të ngjashme