Turqia shpëton 50 azilkërkues të prapësuar nga Greqia në Egje

Në nënprefekturat bregdetare Dikili dhe Foça të Izmirit janë shpëtuar 50 azilkërkues të kthyer prapa në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke.

1442845
Turqia shpëton 50 azilkërkues të prapësuar nga Greqia në Egje

Pas marrjes së informacionit se azilantët e shtyrë prapa në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke ndodheshin afër nënprefekturës Dikili u dërguan në zonë ekipe të Komandës së Rojës Bregdetare Turke. Ekipet turke shpëtuan 29 emigrantë të parregullt që gjetën brenda një gomoneje gjysmë të mbytur.

Kurse afër brigjeve të nënprefekturës Foça ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan dhe nxorën në tokë 21 azilkërkues të tjerë, të cilët u gjetën në një gomone të prapësuar në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke.

 


Lajme të ngjashme