Turqia i bën thirrje Izraelit për të ndaluar planin e aneksimit në Palestinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje Izraelit të ndaloi planin për aneksimin e Bregut Perëndimor.

1442999
Turqia i bën thirrje Izraelit për të ndaluar planin e aneksimit në Palestinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje Izraelit të ndaloi planin për aneksimin e Bregut Perëndimor.

Ai dërgoi një deklaratë me shkrim në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për bisedimet në lidhje me çështjet Izrael-Palestinë dhe planin e aneksimit të Bregut Perëndimor që mbahet i pushtuar nga Izraeli.

“Duke tërhequr vëmendjen se vendbanimet e jashtëligjshme në territoret e pushtuara nga Izraeli shkelin drejtësinë ndërkombëtare dhe janë një prej pengesave më të mëdha të paqes në kuadër të zgjidhjes së drejtë me dy shtete, Çavushoglu u shpreh se përdorimi i forcës së çekuilibruar ndaj civilëve, nisma për të gërryer (prishur) statusin e Jerusalemit dhe bllokimi çnjerëzor ndaj Gazës dëmtojnë të drejtat dhe lirinë themelore të palestinezëve”.   

“Izraeli gjatë viteve të fundit ka zgjeruar vendbanimet e jashtëligjshme në tokat palestineze që mban të pushtuar. Komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të bëjë çdo lloj përpjekjeje për të penguar zgjerimin edhe më shumë të këtyre banesave të jashtëligjshme të Izraelit”, shkroi ministri turk.  

Ai nënvizoi se plani i aneksimit të Izraelit shkel në mënyrë serioze drejtësinë ndërkombëtare dhe vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Një hap i tillë do të sjellë fundit e zgjidhjes me dy shtete. Shumica e shoqërisë ndërkombëtare del kundër këtij plani dhe për të mbrojtur të drejtat e popullit palestinez Turqia do të vazhdojë mbështetjen e plotë ndaj këtij populli.

“I bëjmë edhe njëherë thirrje qeverisë izraelite që të ndalojë menjëherë ndërtimin e vendbanimeve të jashtëligjshme dhe planin për aneksimin e jashtëligjshëm të Bregut Perëndimor”, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

 

 


Lajme të ngjashme