Le Canard Enchaine: Erdogan është personi i vetëm që luan një lojë të drejtë në Libi

Revista franceze “Le Canard Enchaine” shkroi se disa politikanë francezë ndajnë mendimin se Presidenti Erdogan është personi i vetëm që luan një lojë të drejtë në Libi.

1442779

Në artikullin e kësaj reviste me titull “Në Libi vetëm Turqia luan një lojë të drejtë” bëhet e ditur se kundrejt fjalëve të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron “Turqia luan një lojë të rrezikshme në Libi” disa diplomatë francezë janë të mendimit se “Erdogani është i vetmi person që luan një lojë të drejtë pa fshehur objektivat gjeopolitike, ushtarake dhe të gazit natyror. Kjo është e vlefshme edhe për Mesdheun, Libinë dhe Qipron”.

Në lajm bëhet e ditur se udhëheqësi i forcave të jashtëligjshme të armatosura në lindje të Libisë, Halife Haftar ka besim tek mbështetja e Rusisë, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Arabisë Saudite dhe Francës.

Gjithashtu theksohet se qeveria (legjitime) libiane mposhti Haftarin falë ndërhyrjes së Turqisë.

Lajme të ngjashme