Erdogani premton 50 banesa në Idlib të Sirisë, ku Turqia synon të ndërtojë 50 mijë banesa

Presidenti Recep Tayyip Erdogan premtoi se do të kontribuojnë në banesat që do të ndërtohen në rajonin Idlib të Sirisë.

1443247
Erdogani premton 50 banesa në Idlib të Sirisë, ku Turqia synon të ndërtojë 50 mijë banesa

Presidenti Recep Tayyip Erdogan premtoi se do të kontribuojnë në banesat që do të ndërtohen në rajonin Idlib të Sirisë.

Ndërkohë që vazhdonte mbledhja e “Konsultimit të Organizatave Joqeveritare për Idlibin”, organizuar nga Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu informoi me telefon Presidentin Erdogan në lidhje me mbledhjen.

Erdogan përgëzoi përfaqësuesit e organizatave qeveritare për përpjekjet në lidhje me ndërtimin e banesave që vazhdojnë në veriperëndim të Sirisë dhe veçanërisht në rajonin Idlib si dhe uroi që ndihmat e bëra të pranohen nga Zoti.   

Ai tha se populli turk është gjithmonë pranë të varfrit dhe të pafajshmit jo vetën në Siri por në çdo vend të botës.

“Shpresojmë që edhe këtej e tutje populli të vazhdojë të jetë pranë përsëri. Kjo përpjekje e bërë në kufirin e fqinjëve është shumë e rëndësishme. Nëse vazhdojmë me shpejtësi realizimin e banesave gjatë stinës së verës ishalla do të sigurojmë që vëllezërit tanë sirianë të vendosen në banesat e tyre, e pakta deri në stinën e dimrit”, tha Erdoan.

Duke rikujtuar se ministri Soylu ka premtuar ndërtimin e 20 banesave në Idlib, Erdogan tha: “Edhe tani për tani premtoj 50 banesa. Na lejoftë Zoti që zë jemi një mundësi për shpëtimin sa më parë vëllezërit tanë nga këto që po vuajnë”.

Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu bëri të ditur se që prej 13 janarit, kur ka filluar fushata e ndihmave ndaj Idlibit në Siri, janë mbledhur 717 milionë e 63 mijë e 102 lira turke.

 

 


Lajme të ngjashme