Turqi, 27 qytetarë të tjerë humbin jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën në mbrëmje se 27 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 5.001.

1441806

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 190 mijë e 157, pasi 1.268 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 162.848 pacientësh, nga të cilët 1.315 nga e hënë në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 42.982 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 3 milionë e 029 mijë e 635”, sqaroi ajo.

Lajme të ngjashme