Dy terroristët e neutralizuar në Bitlis ishin persona të shumëkërkuar

Dy terroristët e neutralizuar në 20 qershor në zonën rurale të Bitlisit deklarohet të kenë qenë Recep Yashar dhe Abdulkahar Çoban, që ishin në listën e të kërkuarve (me ngjyrë gri).

1441614

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme u rikujtua se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme më 20 qershor, Forcat Speciale të Xhandarmërisë dhe komandot e xhandarmërisë zhvilluan një operacion në zonën rurale të nënprefekturës Tatvan të Bitlisit.

“Në operacionin me mbështetje ajrore u neutralizuan dy terroristë që zinin vend në listën e të kërkuarve me ngjyrë për të cilët ishte vënë një shpërblim prej 500 mijë lirash turke. Një prej tyre ishte Recep Yashar me preudonimin “Dersim Çektar” i ashtuquajtur përgjegjës për shtetin Garzan ndërsa tjetri ishte Abdulkahar Çoban me pseudonimin “Çektar Canfeda”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.  

Lajme të ngjashme