A e dini se flamuri turk ka marrë më shumë vota në anketën e 1 nga gazetat më të shitura në Spanjë?

Një nga gazetat sportive më të shitura në Spanjë në anketën e përgatitur në muajin prill, drejtoi pyetjen “Cili është flamuri më i bukur në botë?”.

1441225
A e dini se flamuri turk ka marrë më shumë vota në anketën e 1 nga gazetat më të shitura në Spanjë?

A e dini se flamuri turk ka marrë më shumë vota në anketën e një prej gazetave më të shitura në Spanjë?

Një nga gazetat sportive më të shitura në Spanjë në anketën e përgatitur në muajin prill, drejtoi pyetjen “Cili është flamuri më i bukur në botë?”. Ndërkohë që flamuri i Turqisë zuri vendin e parë me 49 mijë e 100 vota, Spanja doli e dyta me 18 mijë e 800 vota dhe Amerika doli e treta me 6 mijë e 700 vota. 

Versioni më i afërt i flamurit aktual turk është përdorur për herë të parë në shekullin e 18-të. Thuhet se në këtë flamur, ylli me 8 cepa simbolizon fitoren dhe i referohet të shkuarës plot fitore të Shtetit Osman. Kurse me një vendim të marrë në vitin 1844, vendin e yllit me 8 cepa e zuri ylli me 5 cepa, që mendohet se përfaqëson njeriun.

Sipas disave forma e hënës së flamurit aktual turk përfaqëson fenë islame, ndërsa sipas disa të tjerëve përfaqëson Perëndinë e Qiellit, sipas një besimi të vjetër turk; kurse ylli thuhet se simbolizon pavarësinë. Pavarësisht të gjitha këtyre kuptimeve, flamuri turk mbështjell (përqafon) miliona njerëz me besime dhe rrënjë të ndryshme që jetojnë brenda kufijve të Turqisë.  

 


Lajme të ngjashme