Erdogan për refugjatët: Vendet e zhvilluara vendosin kuota, ne i përqafojmë pa dallim

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave për Migracionin dhe uroi që festivali me anë të kinematografisë të kontribuoj në mendimin mbi migracionin dhe shkaqet e tij.

1440575
Erdogan për refugjatët: Vendet e zhvilluara vendosin kuota, ne i përqafojmë pa dallim

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se: “Ndërkohë që vendet, mundësitë e të cilave janë më shumë se tonat, po vendosin kuota në numër për refugjatët, ne i përqafuam të gjithë, pavarësisht racës, fesë, gjuhës ose përkatësisë etnike”.

Në fjalën e mbajtur me anë të videokonferencës në ceremoninë e mbylljes të Festivalit Ndërkombëtar të Filmave për Migracionin, Presidenti Erdogan uroi që festivali me anë të kinematografisë të kontribuoj në mendimin mbi migracionin dhe shkaqet e tij dhe për dimensionet sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të tij.

Presidenti Erdogan fjalën e tij e vijoi kështu: “Sot në botë janë afërsisht 260 milionë emigrantë, mbi 71 milionë persona të zhvendosur dhe mbi 25 milionë refugjatë. Njerëzit nuk mërgojnë vetëm për një punë më të mirë, për një standard më të lartë të jetesës, por shpesh për të mbijetuar, për t’u ngopur. Si pjesëtarë të një qytetërimi që beson në bollëkun e ndarjes dhe fuqinë e solidaritetit, ne nuk kemi bërë diskriminim ndaj askujt. Ndërkohë që vendet, mundësitë e të cilave janë më shumë se tonat, po vendosin kuota në numër për refugjatët, ne i përqafuam të gjithë, pavarësisht racës, fesë, gjuhës ose përkatësisë etnike. Të gjitha mundësitë që i ofrojmë qytetarëve tanë, ne i mundësuam edhe të shtypurve dhe viktimave që u strehuan në vendin tonë me të njëjtën ndjeshmëri”.

 


Lajme të ngjashme