Oktay: Thellimi i bashkëpunimit me Amerikën për Libinë mund të krijojë një ndryshim pozitiv

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thelluar bashkëpunimin në çështjen e Libisë dhe kjo mund të krijojë një ndryshim pozitiv.

1439700

Ai vlerësoi mbledhjen e zhvilluar me anë të videokonferencës në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Këshilli i Biznesit SHBA-Turqi dhe Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë (TOBB).

Qëndrimi i vendosur dhe parimor i Turqisë në Siri dhe Libi ka thyer kurajën e armiqve dhe grupeve terroriste përfshi DAESH-in dhe YPG/PKK, u shpreh Oktay dhe shtoi: “Ashtu siç u ra dakord në bisedën telefonike në 8 qershor ndërmjet Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump jemi duke thelluar bisedimet dypalëshe në lidhje me Libinë dhe kjo mund të krijojë një ndryshim pozitiv”.   

Ai theksoi se Turqisë dhe Amerikës ka ende divergjenca në çështje të tilla si lufta kundër FETO-s, YPG/PKK, marrëveshja e F-35 dhe “qasja me paragjykim e organeve legjislative amerikane ndaj Turqisë” dhe shtoi: “Është shumë e rëndësishme se komuniteti amerikan i biznesit të jetë i ndërgjegjshëm për divergjencat ndërmjet dy vendeve dhe se ato mund të zgjidhen duke krijuar një dobi maksimale në marrëdhëniet tona duke ulur në minimum koston e Amerikës”.   

Lajme të ngjashme