Aparatet për frymëmarrje artificiale të prodhuara në Turqi do të shpëtojnë jetë në Brazil

Instituti Butanta në Sao-Paulo të Brazilit, pasi nuk mori dot në dorëzim aparatet për frymëmarrje artificiale të importuara nga Kina, i importoi këto pajisje nga Turqia.

1439670

Brazili, ku për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) kanë vdekur mbi 48 mijë njerëz dhe janë infektuar mbi 978 mijë të tjerë, ka filluar importin nga jashtë të aparateve për frymëmarrje artificiale për të siguruar nevojën urgjente në repartet e reanimacionit.

Pasi pajisjet në fjalën nuk mbërritën dot nga Kina, autoritetet braziliane iu drejtuan Turqisë.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank duke postuar në “Twitter” fotografinë me aparatet për frymëmarrje artificiale prodhim vendor që u eksportuan në Brazil, shkroi: “A nuk është krenari që të shikoni shkrimin ‘Made in Turkey’ në një spital 11 mijë kilometra larg Turqisë?”.  

Lajme të ngjashme