Turqia teston me sukses motorin e parë vendor të raketave

Motori i parë vendor i raketave me rreze të mesme të veprimit (TEI-TJ300) u testua në qytetin Eskisehir me një ceremoni të organizuar.

1439458
Turqia teston me sukses motorin e parë vendor të raketave

Motori i parë vendor i raketave me rreze të mesme të veprimit (TEI-TJ300) u testua në qytetin Eskisehir me një ceremoni të organizuar, ku mori pjesë edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Ministri Varank, i cili në impiantet e shoqërisë aksionare “Industria e Morotëve TUSAS (TEI)” u informua nga drejtori i përgjithshëm Mahmut Aksit në lidhje me motorin, pas numërimit drejt zeros startoi testimin e prototipit.

Në fjalën e rastit të mbajtur pas testimit të suksesshëm Varank tha se motori i zhvilluar nga inxhinierët turq është një zhvillim mjaftë i rëndësishëm nga aspekti i industrisë turke të mbrojtjes.

“Sot ne e realizuam ndezjen e motorit TJ300 të zhvilluar me mbështetjen e TUBITAK-ut. Këta motorë u projektuan për përdorim në raketa kundër anijeve me rreze të mesme të veprimit”, bëri të ditur Varank, ndërsa shtoi se këta motorë mund të përdoren edhe në platforma të ndryshme.

Ai tërhoqi vëmendjen se edhe ambienti për testim në TEI është plotësisht prodhim vendor dhe kombëtar.

Motori i parë kombëtar me thithje të ajrit i raketave me rreze të mesme të veprimit të sistemeve të mbrojtjes raketore kundër anijeve është prodhuar në bashkëpunim mes TUBITAK, TEI dhe Roketsan.

Motori i raketave projekt kombëtar është i aftë të veprojë me shpejtësi të lartë deri në 90 për qind të shpejtësisë së zërit në një lartësi prej 5.000 feet.

Ky motor i raketave ka veçorinë e të punuarit pa pasur nevojë për një sistem startues.

Për shkak të kufizimeve në madhësinë e tij motori i raketave ishte krijuar për t'iu përshtatur sistemeve të mbrojtjes ajrore, detare dhe tokësore.

 


Lajme të ngjashme