Turqia shpëton 56 azilkërkues të braktisur nga grekët në Egje

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke kanë shpëtuar 56 azilkërkues, që ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare Greke.

1439261
Turqia shpëton 56 azilkërkues të braktisur nga grekët në Egje

Afër brigjeve të qytezës Dikili të Izmirit janë shpëtuar 56 azilkërkues, që ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare Greke.

Pas marrjes së informatës se afër brigjeve të qytezës Dikili kishte azilkërkues të shtyrë nga njësi të Rojës Bregdetare Greke, Komanda e Rojës Bregdetare Turke dërgoi ekipet e saj në vendngjarje.

Ekipet turke nxorën në stere 56 azilkërkuesit që gjetën në një gomone të bllokuar në mes të detit.

 


Lajme të ngjashme