Ministri Akar dhe komandantët monitorojnë nga afër operacionin në veri të Irakut

Ministri Akar dhe komandantët e Forcave të Armatosura të Turqisë monitorojnë nga afër operacionin në veri të Irakut.

1439396
Ministri Akar dhe komandantët monitorojnë nga afër operacionin në veri të Irakut

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar dhe komandantët e Forcave të Armatosura të Turqisë janë duke monitoruar nga qendra komanduese në rajonin kufitar Operacionin “Kthetra-Tigër” që zhvillohet në rajonin Haftanin veri të Irakut kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministri Akar dhe komandantët shkuan në qendrën komanduese të operacionit në Sirnak.

Operacioni “Kthetra-Tigër”, i nisur nga Forcat e Armatosura të Turqisë kundër organizatës terroriste PKK, e cila ka kërcënuar kufijtë dhe sigurinë e popullit duke rritur provokimet dhe sulmet nga veriu i Irakut ndaj rajoneve të policisë dhe bazat, vazhdon me sukses siç ishte planifikuar.

Me Operacionin “Kthetra-Tigër” që filloi menjëherë pas Operacionit “Kthetra-Shqiponja” që filloi më 15 qershor, njësitë komando shkatërrojnë objektivat terroriste.

Nga ana tjetër në kuadër të operacionit sot u neutralizuan 3 terroristë të PKK-së.

 


Lajme të ngjashme