Varank inspekton procesin e zhvillimit të vaksinës turke kundër COVID-19

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, realizoi të mërkurën një vizitë kritike në Institutin e Vaksinave, i vetmi organ kompetent në këtë fushë, ku inspektoi në vend hulumtimet për vaksinën kundër COVID-19.

1437811
Varank inspekton procesin e zhvillimit të vaksinës turke kundër COVID-19

Turqia, vend që ka përshkuar një rrugë të gjatë në hulumtimet bazë për vaksinën kundër llojit të ri të koronavirusit duke filluar edhe testet me kafshë, u vu në veprim për të përdorur në mënyrë më efektive infrastrukturën e ngritur përpara kërkimeve klinike.

Në vizitën që realizoi në Kompleksin e Universitetit “Hacettepe” në Sihhiye të Ankarasë, ku ndodhet e Instituti i Vaksinave, ministri Varank mori informacione të detajuara për ecurinë e procesit të zhvillimit të vaksinës kombëtare kundër koronavirusit të ri.

“Ne duam ta bëjmë Turqinë një markë në punë, të cilat do të jenë avangardë në botë, duke i ngritur me shpejtësi rezultatet, që kemi arritur me hulumtimet tona në kuadër të Platformës COVID-19 të Turqisë, në nivelin e kërkimeve klinike”, tha Varank gjatë një vlerësimi për gazetarët pas vizitës në Institutin e Vaksinave.



Lajme të ngjashme