Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj njësisë ushtarake në Mali

Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj një njësie ushtarake në Mali që rezultoi me humbën e jetëve të një numri të madh të ushtarëve.

1437532
Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj njësisë ushtarake në Mali

Turqia dënoi sulmin terrorist ndaj një njësie ushtarake në Mali që rezultoi me humbën e jetëve të një numri të madh të ushtarëve.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se është mësuar me keqardhje për humbjen e jetëve të një numri të madh të ushtarëve në sulmin terrorist të kryer më 14 qershor ndaj një njësie ushtarake në fshatin Bouki-were në rajonin SegouMalit.

“Ne e dënojmë këtë sulm të neveritshëm terrorist. Kërkojmë mëshirën e Allahut për personat që humbën jetën, ndërsa popullit vëlla dhe qeverisë së Malit u shprehim ngushëllime”, thuhet në deklaratë.

Në sulmin ndaj një autokolone ushtarake që ndodhi më 14 qershor në veri të kryeqytetit Bomako të Malit kanë humbur jetën 24 nga 44 ushtarë.

Në deklaratën e bërë nga Forcat e Armatosura të Malit (FAMA) thuhet se në operacionin e kryer pas pritës së vendosur ndaj njësisë ushtarake në rajonin Segou në afërsi të kufirit me Mauritaninë janë gjetur trupat e pajetë të 24 ushtarëve, ndërsa u shpëtuan 8 ushtarë të tjerë.



Lajme të ngjashme