Shkon në 4 numri i terroristëve të neutralizuar në Siirt

Numri i terroristëve që janë neutralizuar në vendin e quajtur Siirt-Eruh Ciraf është rritur në 4, njofton Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë përmes një komunikate të shkruar.

1435472
Shkon në 4 numri i terroristëve të neutralizuar në Siirt

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme janë raportuar edhe dy terroristë të tjerë të neutralizuar në operacionin e mbështetur nga ajri që vazhdon të realizohet në rajon nga njësi të Komandës Vendore të Xhandarmërisë në vendin e quajtur Siirt-Eruh Ciraf.

Në operacionin e kryer më parë në të njëjtën zonë ishin neutralizuar 2 terroristë.

Kështu është rritur në 4 numri i terroristëve të neutralizuar në vendndodhjen Siirt-Eruh Ciraf.

Në deklaratën e Ministrisë bëhet e ditur se operacionet në rajon vazhdojnë.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu në një postim që ka bërë nga «Twitter» në lidhje me operacionet shkruan:

"Vazhdon puna në Siirt Eruh Ciraf... Sapo bisedova në telefon me Prefektin, Komandantin e Xhandarmërisë së Provincës dhe shokët e mi të devotshëm... Janë neutralizuar edhe dy terroristë të tjerë! Sot, për momentin janë bërë katër (terroristë të neutralizuar)..."

Nga ana tjetër Ministria e Punëve të Brendshme raporton neutralizimin e 3 terroristëve të tjerë në operacionin e kryer në zonën Farashin të Shërnakut (Şırnak, Faraşin) dhe Dijarbakër (Diyarbakır).

Mësohet se njëri nga terroristët e neutralizuar në operacionin me mbështetje ajrore në Dijarbakër është Ekrem Iptash, një person i shpallur në kërkim.

Ndërkaq Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në një deklaratë njofton se komandot turke kanë neutralizuar 3 terroristë, anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG që tentuan të depërtonin brenda zonës operative në Siri, ku zhvillohet operacioni “Burimi i Paqes”.

Kurse në veri të Irakut janë neutralizuar dy terroristë të tjerë të PKK-së, vendndodhja e të cilëve u përcaktua me mjete zbutimi dhe vëzhgimi në zonat Zap dhe Avashin-Basyan.

 


Lajme të ngjashme