Droni “Bayraktar TB-2” i Turqisë thyen rekordin e aviacionit kombëtar

Mjeti ajror pa pilot “Bayraktar TB2” i Turqisë kreu detyrën më të gjatë të regjistruar në historinë e aviacionit kombëtar duke fluturuar për 200.000 orë, deklaroi të mërkurën një zyrtar i prodhuesit kryesor të dronëve në vend.

1433300
Droni “Bayraktar TB-2” i Turqisë thyen rekordin e aviacionit kombëtar

Selçuk Bayraktar, president i Bordit të Trustit të Fondacionit të Skuadrës Teknologjike të Turqisë (T3) dhe drejtor teknik i kompanisë “Baykar”, njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se mjeti ajror pa pilot “Bayraktar TB2” kreu detyrën më të gjatë të regjistruar në historinë e aviacionit kombëtar duke fluturuar për 200.000 orë.

“Një tjetër rekord i historisë sonë të aviacionit kombëtar është thyer... #BayraktarTB2. Me durim, dashuri e këmbëngulje, «Bayraktar TB2» ka qenë në mision për 200.000 orë në qiell për Turqinë. Kjo është koha më e gjatë në detyrë për një avion kombëtar. I lirë dhe i pavarur në qiellin tonë”, shkroi Bayraktar në “Twitter”.

Ky lloj droni është zhvilluar për zbulim taktik, misione mbikëqyrjeje dhe luftarake duke qenë se është gjithashtu i aftë të mbajë municione dhe të kryejë sulme ajrore shumë precize, ndërsa është i pajisur edhe me teknologjinë e caktimit të objektivit me laser.

“Bayraktar TB2” vazhdon të kryejë me sukses misione brenda Forcave të Armatosura të Turqisë, xhandarmërisë dhe policisë që nga viti 2014 e këtej.



Lajme të ngjashme