Erdogan dhe Trump diskutojnë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë të telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

1432180
Erdogan dhe Trump diskutojnë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë të telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës gjatë bisedës krahas marrëdhënieve dypalëshe u fol edhe për zhvillimet rajonale me në krye ato në Libi.

Në deklaratë thuhet se Presidenti Erdogan homologut të tij amerikan i shprehu shqetësimet për bashkëpunimin mes faktorëve që qëndrojnë prapa ngjarjeve të dhunës dhe plaçkitjeve në ShBA dhe organizatës terroriste PKK/PYD-YPG që vepron në veri të Sirisë.

Deklarata vë në dukje se të dy liderët ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit të tyre të ngushtë për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Libi, fqinjin detarë të Turqisë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere në komunikatën me shkrim të lëshuar për bisedën në fjalë tha se të dy liderët folën edhe për përpjekjet e fundit për rivënien në jetë të ekonomive të dy vendeve pas mundjes së epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Në mes të tjerash në komunikatë thuhet se Erdogan dhe Trump diskutuan çështje kritike bilaterale dhe rajonale, përfshirë Sirinë, Libinë dhe Mesdheun Lindor.

 


Lajme të ngjashme