Turqi – Vetëdorëzohen 2 terroristë të tjerë të PKK-së

Në sajë të punimeve të bindjes shpërbërja e organizatës terroriste do të vazhdojë duke u përshpejtuar gjatë ditëve të ardhshme.

1431513
Turqi – Vetëdorëzohen 2 terroristë të tjerë të PKK-së

Me punimet e bindjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë, 2 anëtarë të tjerë të organizatës terroriste u dorëzuan në portën kufitare Habur të Sirnak-ut.

Në deklaratën e bërë nga Ministria thuhet se 2 pjesëtarë të organizatës terroriste, për të cilët u përcaktua se organizatës iu bashkëngjitën para dy vitesh, së fundmi kanë operuar në Irak.

Ministria e Brendshme bën të ditur se numri i terroristëve të vetëdorëzuar gjatë këtij viti me anë të punimeve të bindjes u rrit në 84.

Në mes të tjerash në deklaratë thuhet se në sajë të punimeve të bindjes shpërbërja e organizatës terroriste do të vazhdojë duke u përshpejtuar gjatë ditëve të ardhshme.

Nga ana tjetër në sajë të operacioneve të suksesshme antiterror të kryera gjatë marsit, prillit dhe majit kundër organizatës terroriste YPG/PKK, e cila nuk heziton të marrë në objektiv edhe fëmijë dhe foshnja për të prishur paqen, qetësinë dhe sigurinë e Turqisë, janë neutralizuar 303 terroristë, në mesin e të cilëve edhe të të ashtuquajturit përgjegjësit e organizatës.

 


Lajme të ngjashme