Roja Bregdetare Turke shpëton emigrantët e shtyrë prapa nga grekët

Roja Bregdetare Turke në afërsi të rrethit Ayvacık të Çakanakalasë shpëtuan 36 emigrantë, të cilët u shtynë përsëri në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare Greke.

1431725

Grupi, i cili bëri përpjekje për të kaluar në ishullin Lesbos të Greqisë, u nis nga brigjet e Ayvacık-ut.

Gomonia me 36 persona nga vende të ndryshme të identifikuar nga ekipet greke të Rojës Bregdetare, kërkuan ndihmë pasi u shtynë përsëri në ujërat territoriale turke.

Pas përcaktimit të vendndodhjes së tyre me mjete ajrore pa pilot, elementët e Komandës së Rojës Bregdetare, të cilat u dërguan në rajon, emigrantët e shpëtuar i zbarkuan në fshatin Babakale.

Emigrantët, në mesin e të cilëve kishte gra e fëmijë, u dërguan në rajonin e Rojës Bregdetare në Kuçukkuyu. Aty ata u ndihmuan me ushqim dhe veshje.

Lajme të ngjashme