"Turqia menaxhoi më së miri procesin e luftës kundër Covid-19 në botë"

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu bëri të ditur se Turqia është vendi që menaxhoi më së mirë procesin e luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

1431125
"Turqia menaxhoi më së miri procesin e luftës kundër Covid-19 në botë"

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu bëri të ditur se Turqia është vendi që menaxhoi më së mirë procesin e luftës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Suleyman Soylu, në fjalimin e tij të mbajtur në "Takimin e Ndihmës Humanitare për Idlib" tha: “Edhe pse çështja e Idlibit (në Siri) ka qenë pjesërisht jashtë rendit të ditës për shkak të virusit, për fat të keq kushtet këtu nuk janë vetëshëruar ose zgjidhur. Kjo dramë serioze njerëzore po vazhdon pranë nesh dhe në sy të gjithë botës”.

“Bota, e cila pretendon se jetojmë në një botë të dashurisë, duke bërë muzikë dhe duke duartrokitur në ballkone gjatë ditëve të koronavirusit, nuk duhet të kthej shpinën ndaj atyre që ndodhin në Idlib. Të gjithë duhet të kuptojnë një gjë, problemi këtu nuk është problemi vetëm i Turqisë dhe i njerëzve që mbetën në vështirësi këtu, por është problem i gjithë botës dhe gjithë njerëzimit”, bëri të ditur ministri Soylu.

Ndërkaq në lidhje me punimet në luftën kundër Covid-19, Soylu tha: “Turqia është vendi që ka menaxhuar me sukses këtë proces prej sistemit shëndetësor e deri në administratën publike”.

Ministri i Brendshëm shtoi se Turqia gjatë valës së migracionit ka menaxhuar me sukses edhe procesin e luftës kundër Covid-19, ndërsa shtoi: “Falë masave që kemi marrë, nuk ka asnjë rrezik sa i përket virusit dhe pikës së transmetimit që lidhet me emigrantët sirianë. Në kampet, qendrat e kthimit dhe tek qytetarët emigrantë nuk ka patur asnjë rrezik”.

 


Lajme të ngjashme