THY evakuon nga Kanadaja qytetarët turq që dëshirojnë të kthehen në atdhe

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines THY) do të organizojë një fluturim të posaçëm të hënë për evakuimin e qytetarëve turq në Kanada.

1430980
THY evakuon nga Kanadaja qytetarët turq që dëshirojnë të kthehen në atdhe

Kompania e Linjave Ajrore Turke (Turkish Airlines, THY) do të organizojë një fluturim të posaçëm të hënën për evakuimin e qytetarëve turq në Kanada.

Në një deklaratë të shkruar nga Konsullata e Përgjithshme e Turqisë në Toronto thuhet: “Me kërkesë të madhe të qytetarëve tanë të hënën më 8 qershor në orën 19.50 THY do të organizojë fluturimin e posaçëm (TK 6882) në linjën Toronto-Stamboll. Në këtë fluturim do të pranohen vetëm qytetarët turq dhe ata që kanë leje qëndrimi në Turqi”.

Bëhet e ditur se personat me simptoma të Covid-19 dhe ata që janë diagnostikuar më herët me këtë virus nuk do të pranohen në avion, ndërsa thuhet se pasi të mbërrijnë në Turqi personat do të karantinohen për 14 ditë.

Me anë të tre fluturimeve të evakuimit të organizuara më 8 prill, 22 prill dhe së fundmi më 4 qershor, THY nga Kandaja në Turqi mundësoi kthimin e gjithsej 833 personave të rritur dhe 15 foshnjave.

 


Lajme të ngjashme