Forcat turke parandalojnë një sulm terrorist në Tel-Abyad
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se është kapur një terrorist i PKK/YPG-së në tentativë për të shënjestruar civilët e pafajshëm në qytetin Tel-Abyad në veri të Sirisë.
1431151

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se është kapur një terrorist i PKK/YPG-së në tentativë për të shënjestruar civilët e pafajshëm në qytetin Tel-Abyad në veri të Sirisë.
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se terroristi, pjesëtarë i organizatës separatiste terroriste YPG/PKK ishte në përgatitje për të shënjestruar civilët e pafajshëm.
"Terroristi i PKK/YPG-së i cili po përgatitej të sulmonte civilët me motoçikletë të ngarkuar me eksploziv në Tel-Abyad u kap i plagosur nga komandot turke", tha Ministria në një njoftim në Twitter.
Në njoftimin e Ministrisë gjithashtu thuhet se eksplozivët e terroristit janë asgjësuar nga ekspertët e mjeteve shpërthyese.