THY mundësojnë kthimin e nënshtetasve turq të bllokuar në Amerikë

Linjat Ajrore Turke (THY) do të zhvillojnë një fluturim të veçantë në Los-Anxheles për nënshtetasit turq që kanë mbetur të bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të epidemisë së koronavirusit të tipit të ri (Covid-19).

1430590

Në deklaratën e bërë nga Ambasada e Turqisë në Uashington bëhet e ditur se në orën 16.00 me orën lokale të 10 qershorit Linjat Ajrore Turke do të zhvillojnë një fluturim të veçantë nga aeroporti i Los-Anxheles për në Stamboll.

Deklarata njofton se biletat për fluturimin në fjalë do të ofrohen për shitje për nënshtetasit turq në Amerikë.

“Këto bileta mund të blihen vetëm nga nënshtetasit turq dhe ata që kanë leje qëndrimi në Turqi”, shkruhet në deklaratë.

Gjithashtu bëhet e ditur se personat që kanë shenja të Covid-19 ose që janë diagnostikuar me këtë sëmundje nuk do të pranohen në avion. Në avion nuk do të pranohen edhe bagazhe dore.

Për nënshtetasit turq që kishin mbetur të bllokuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi ishin anuluar fluturimet në 27-28 mars për shkak të epidemisë së koronavirusit, Linjat Ajrore Turke kishin realizuar 3 fluturime të veçanta më 23-24 prill nga Nju-Jorku, Uashingtoni dhe Los-Anxheles. Në 15 maj u realizuan fluturimet nga Nju-Jorku dhe Çikago, më 16 maj nga Huston dhe 17 maj nga Majami dhe së fundmi në 3 qershor nga Çikago.     

Lajme të ngjashme