"Turqia, i vetmi vend që lufton kundër DAESH-it duke sakrifikuar martirët e saj”

Zëvendësministri i jashtëm, Sedat Ënall (Sedat Önal) tha se Turqia është i vetmi vend që lufton ballë për ballë me organizatën terroriste DAESH duke sakrifikuar për këtë dëshmorët e saj.

1430039
"Turqia, i vetmi vend që lufton kundër DAESH-it duke sakrifikuar martirët e saj”

Ënall mori pjesë me videokonferencë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Grupit të Vogël të Koalicionit Ndërkombëtar për Luftuar Kundër DAESH-it.

Pasi nënvizoi se Turqia është në pararojë të luftës kundër DAESH-it, diplomati turk tha: "Turqia është vendi i vetëm brenda koalicionit që lufton ballë për ballë kundër organizatës terroriste DAESH duke e paguar këtë luftë me dëshmorët e saj".

Duke vënë theksin në rëndësinë e zbatimit të vizionit me tre shtylla kryesore (shkëmbimi i rregullt i informacionit dhe inteligjencës, lufta kundër shkaqeve që sollën DAESH-in, dhe bashkëpunimi me partnerë të ligjshëm lokalë), të propozuara në luftën kundër DAESH-it, zv/ministri i Jashtëm turk u shpreh se në luftën kundër terrorizmit në Siri duhet të punohet me partnerë legjitimë dhe terrorizmi duhet luftuar në të gjitha format e tij.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Ënall u shpreh se, ndryshe nga milicët e udhëheqësit të grushtit të shtetit Khalifa Hafter në Libinë lindore, Turqia mbështet qeverinë legjitime dhe bën përpjekje për të vendosur paqen dhe stabilitetin në këtë vend sipas kërkesave që i vijnë (nga Qeveria e Tripolit) dhe në suazën e kontekstin e rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në komunikatën e publikuar në fund të takimit u tha se lufta kundër DAESH-it duhet të realizohet vetëm në bashkëpunim me partnerë të ligjshëm vendorë.



Lajme të ngjashme