Adil Karaismailoglu: Turqia rifillon fluturimet ndërkombëtare në 40 vende nga 10 qershori

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoglu, njoftoi të enjten se Turqia planifikon të rifillojë fluturimet ndërkombëtare në 40 vende gradualisht që nga 10 qershori.

1429520
Adil Karaismailoglu: Turqia rifillon fluturimet ndërkombëtare në 40 vende nga 10 qershori

Karaismailoglu tha përmes një komunikate me shkrim se Turqia ka ndërmarrë iniciativa me 92 vende për të rifilluar fluturimet ndërkombëtare.

“Në një fazë të parë, ne kemi arritur marrëveshje paraprake për rifillimin e ndërsjellë të fluturimeve ndërkombëtare me 15 shtete, të cilat janë Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV), Austria, Lituania, Serbia, Kazakistani, Shqipëria, Bjellorusia, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Moldavia, Uzbekistani, Ukraina, Maroku, Jordania, Sudani dhe Italia”, theksoi ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës.

Siç sqaroi ai, fluturimet ndërkombëtare nga Turqia do të rifillojnë gradualisht nga 10 qershori me RTQV-në, Bahrejnin, Bullgarinë, Katarin e Greqinë; nga 15 qershori me Gjermaninë, Austrinë, Azerbajxhanin, Çekinë, Kroacinë, Hongkongun, Zvicrën, Japoninë, Maqedoninë e Veriut, Lituaninë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë, Serbinë, Singaporin, Slloveninë e Taxhikistanin; nga 20 qershori me Holandën e Kazakistani; nga 22 qershori me Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Danimarkën, Estoninë, Finlandën, Korenë e Jugut, Irlandën, Malin e Zi, Kirgizinë, Letoninë, Luksemburgun, Norvegjinë e Sllovakinë; kurse nga 25 qershori edhe me Belgjikën.

Turqia pezulloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare më 28 mars mes kufizimit të udhëtimeve për shkak të pandemisë globale COVID-19.



Lajme të ngjashme