Soylu: Në fundjavë u neutralizuan 14 terroristë të PKK-së

Në zonën rurale të Ovaxhëkut (Ovacık) në rrethin Tunxheli (Tunceli) u neutralizuan 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1427030
Soylu: Në fundjavë u neutralizuan 14 terroristë të PKK-së

Në zonën rurale të Ovaxhëkut (Ovacık) në rrethin Tunxheli (Tunceli) u neutralizuan 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) bëri një postim në median sociale “Twitter” në lidhje me luftën antiterror.

“Kjo fundjavë ishte një ankth për organizatën terroriste. Forcat tona heroike të xhandarmërisë, me mbështetjen ajrore neutralizuan 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK në zonën rurale të Ovaxhëkut. Vetëm në fundjavë brenda vendit u neutralizuan 14 terroristë”.  

Edhe në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare deklarohet se u neutralizuan 2 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, që përpiqeshin të infiltroheshin në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri.

 


Lajme të ngjashme