“Forcat Ajrore, fytyra e çeliktë e kombit turk në qiej”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se Forcat Ajrore Turke kanë realizuar me sukses jo vetëm detyrat kundër antiterrorizmit, por edhe misionet që kanë marrë përsipër në arenën ndërkombëtare në kuadër të aktiviteteve paqeruajtëse.

1427133
“Forcat Ajrore, fytyra e çeliktë e kombit turk në qiej”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar ka publikuar një mesazh me rastin e përvjetorit të themelimit të Forcave Ajrore Turke (THK, sipas shkurtesës në turqisht).

“Sot festojmë me entuziazëm dhe emocione 109-vjetorin e krijimit të Forcave Ajrore, të cilat të bëjnë të ndjehesh krenar me përvojën e madhe më shumë se njëshekullore që kanë në fushën e aviacionit ushtarak, me personelin e kualifikuar, teknologjinë moderne dhe sukseset e larta janë krenaria dhe fytyra e çeliktë në qiej e kombit fisnik turk”, shkruan Akar në mesazhin e tij.

Forcat Ajrore Turke, të cilat u krijuan më 1 qershor 1911, e kanë zhvilluar e përmirësuar vazhdimisht veten e tyre duke u frymëzuar nga fjala “E ardhmja është në qiej”; ato kanë teknologjinë më të lartë ajrore të ditëve të sotme dhe kanë zënë vendin e tyre të respektuar midis forcave ajrore prestigjioze të botës me personelin e tyre të mirëpërgatitur dhe të kualifikuar, të aftë për ta përdorur këtë teknologji të përparuar”, vijon mesazhi i ministrit të Mbrojtjes.

"Përveç detyrave në operacionet që bëhen kundër antiterrorizmit Forcat Ajrore Turke vazhdojnë të përmbushin me sukses edhe misionet që marrin përsipër në fushën ndërkombëtare në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të paqes; ato vazhdojnë të jenë një burim krenarie për kombin tonë fisnik. Me rastin e 109-vjetorit të themelimit të Forcës Ajrore Turke përkujtoj me mirënjohje Gazi Mustafa Kemal Ataturkun dhe shokët e tij të armëve; dëshmorët tanë të shenjtë që sakrifikuan jetën e tyre për qetësinë dhe sigurinë e atdheut tonë, vatanit tonë të kaltër (detet), qiejt dhe kombit tonë fisnik si dhe veteranët tanë trima që sot nuk i kemi më mes nesh; shpreh respektin dhe mirënjohjen time për veteranët tanë heroikë që janë gjallë dhe uroj shërbim sa më të shpejt për ata që janë të plagosur",- përfundon mesazhi i ministrit.



Lajme të ngjashme