Vazhdojnë operacionet antiterror brenda dhe jashtë vendit, neutralizohen 6 terroristë

Në operacionet ajrore në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut u neutralizuan 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1426541

“Tre terroristë të PKK-së të përcaktuar me anë të mjeteve të zbulimit dhe vëzhgimit në rajonet Zap dhe Haftanin në veri të Irakut u neutralizuan me operacionet ajrore. Operacionet do të vazhdojnë deri sa të neutralizohet edhe terroristi i fundit”, shkruhet në deklaratën e bërë në llogarinë zyrtare në “Twitter” të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.

Gjithashtu ministria postoi edhe pamjet në lidhje me operacionin ajror.

Kurse në Bitlis, me operacionin me mbështetje ajrore në rajonin e maleve Sehi u kapën të vrarë 3 terroristë së bashku me armët e tyre.

Bëhet e ditur se vazhdojnë operacionet në rajon.

Ministri i Punëve të Brendshme, Sylejman Sojlu (Süleyman Soylu) në një postim të bërë në median sociale në lidhje me operacionin, shkroi: “Në rajonin e maleve Sehi në Bitlis na ishte djegur shpirti dhe na kishte mbetur betimi. Tani për tani u neutralizuan edhe 3 terroristë të tjerë”.

Lajme të ngjashme