“Turkish Airlines” rifillon fluturimet më 1 qershor, ushqimi do të shërbehet brenda një kutie

Kompania ajrore “Turkish Airlines”, e cila do të rifillojë më 1 qershor fluturimet e planifikuara të ndërprera në kuadër të masave kundër pandemisë globale të koronavirusit të ri, ka vendosur që pasagjerëve t'ua shërbejë ushqimin brenda një kutie.

1426728
“Turkish Airlines” rifillon fluturimet më 1 qershor, ushqimi do të shërbehet brenda një kutie

THY-ja do ta realizojë fluturimin e parë nga Aeroporti i Stambollit me pikëmbërritje Ankaranë më datë 1 qershor, ditë e hënë, ora 10:00 me kohën lokale në Turqi. Kompania në fjalë ka bërë edhe disa rregullime për të reduktuar sa më shumë kontaktin ndërmjet ekuipazhit dhe pasagjerëve.

Në kuadër të këtyre rregullimeve, ushqimet brenda avionit do të shërbehen brenda një kutie dhe të gjitha materialet do të jenë njëpërdorimshme; në avion nuk do të shërbehet çaj apo kafe, nuk do të përdoren gota qelqi apo porcelani, si dhe nuk do të shpërndahen kartat e menysë.

Ekipi ekspert i higjienës me mision në avion nuk do të përfshihet në asnjë fazë të shërbimit, vetëm do të kontrollojë pastërtinë dhe higjienën përgjatë fluturimit.

Duke filluar nga data 1 qershor, fluturimet e planifikuara kombëtare do t'i nisë gradualisht edhe kompania ajrore “SunExpress”.

Nga ana tjetër, data 1 qershor shënon gjithashtu rifillimin e aktiviteteve të anijeve të pasagjerëve dhe motobarkave private, të cilat ishin ndërprerë më 17 prill.



Lajme të ngjashme