Koronavirusi në Turqi (31 maj) – 989 të shëruar në 24 orët e fundit

Suksesi që arriti Turqia në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) po vazhdon me uljen e numrit të vdekjeve dhe të rasteve të infektimit.

1426772
Koronavirusi në Turqi (31 maj) – 989 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të dielën në mbrëmje se 25 qytetarë të tjerë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 4.540.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 163.942, pasi 839 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 127.973 pacientësh, nga të cilët 989 nga e shtuna në të dielë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 648 pacientë po trajtohen nën kujdes intensiv dhe 287 prej tyre janë intubuar.

“Gjithashtu janë kryer 35.600 teste në 24 orët e kaluara dhe numri total i testeve të kryera deri më tani ka arritur në 2.039.194”, sqaroi ajo.

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës më 12 dhjetor 2019, pandemia globale COVID-19 është përhapur në mbi 188 vende dhe territore, sipas të dhënave të Qendrës Kërkimore të Koronavirusit në Universitetin “John Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Statistikat e këtij universiteti tregojnë se SHBA-ja dhe Evropa janë rajonet më të goditura aktualisht nga koronavirusi i ri, i cili ka shkaktuar në mbarë botën më shumë se 371.855 vdekje dhe ka infektuar mbi 6.203.570 njerëz, ndërkohë që pacientët e shëruar janë të paktën 2.764.835 deri më sot.

Klikoni mbi fotografinë për të dhënat e detajuara në lidhje me COVID-19 në mbarë botën:



Lajme të ngjashme