Erdogan do të kthehet në Ankara për mbledhjet e rëndësishme të kësaj jave

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të vijë në Kryeqytetin Ankara pas afërsisht 2 muaj e gjysmë.

1426680
Erdogan do të kthehet në Ankara për mbledhjet e rëndësishme të kësaj jave

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të vijë në Kryeqytetin Ankara pas afërsisht 2 muaj e gjysmë.

Presidenti Erdoan, që prej afërsisht 2 muaj e gjysmë vazhdonte punimet në Stamboll, javën e re të punës pritet ta vazhdojë në Ankara.

Gjithashtu pritet që të mërkurën të kryesojë mbledhjen e Këshillit Qendror Ekzekutiv (MYK) të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe të enjten mbledhjen e Kabinetit Presidencial.

Në mbledhjet që do të zhvillohen ballë për ballë do të vlerësohet situata e fundit në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe do të diskutohen hapat që do të hidhen pas kësaj.

Ndër temat që do të shqyrtohen janë edhe zhvillimet në Libi dhe Siri si dhe do të bëhen përgatitje për zhvillimet që do të ketë në periudhën e ardhshme në Mesdheun Lindor.

Gjithashtu do të vlerësohen edhe patrullimet që vazhdojnë me Rusinë në Idlib dhe situatën në terren.  



Lajme të ngjashme