Turqia dënoi fuqimisht sulmin terrorist në Somali

Turqia shprehu ngushëllime popullit dhe qeverisë mike të Somalisë, dhe kërkoi mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në këtë sulm, ku humbën jetën 8 persona.

1426163
Turqia dënoi fuqimisht sulmin terrorist në Somali

Turqia dënoi fuqimisht sulmin terrorist në Somali që rezultoi me humbjen e jetëve të 8 njerëzve ndërsa “Shprehë ngushëllime popullit dhe qeverisë mike të Somalisë, dhe kërkoi mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në këtë sulm”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë dënoi sulmin terrorist të kryer ndaj një institucioni të kujdesit shëndetësor në Somali me çrast u vranë 8 persona.

Në deklaratën me shkrim të lëshuar nga Ministria, u vu re me keqardhje se një grup i armatosur i paidentifikuar sulmoi një institucion të kujdesit shëndetësor në fshatin Gololey në rajonin Hirsham të Somalisë, ku 8 punonjës të kujdesit shëndetësor që punonin atje u rrëmbyen dhe pastaj u vranë brutalisht.

“Ne e dënojmë me forcë këtë akt të neveritshëm terrorist. Vëllezërve tanë somalezë dhe qeverisë së këtij vendi u shprehim ngushëllime për njerëzit që humbën jetën në këtë sulm dhe kërkojmë mëshirën e Allahut për viktimat e këtij sulmi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.



Lajme të ngjashme