Ekonomia e Turqisë shënon rritje më të madhe se e shumicës së vendeve të BE-së

Sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti i Statistikave në Turqi (TUIK) dhe Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT), në të njëjtën periudhë, ekonomitë e Bashkimit Evropian me 27 anëtarë (BE) dhe të Eurozonës 19-anëtarëshe janë tkurrur.

1425798
Ekonomia e Turqisë shënon rritje më të madhe se e shumicës së vendeve të BE-së

Ekonomia e Turqisë në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar regjistroi një rritje prej 4.5 për qind.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Instituti i Statistikave në Turqi (TUIK) dhe Zyra Evropiane e Statistikave (EUROSTAT), në të njëjtën periudhë, ekonomitë e Bashkimit Evropian me 27 anëtarë (BE) dhe të Eurozonës 19-anëtarëshe janë tkurrur përkatësisht me 3.2 për qind dhe 2.6 për qind.

Kështu, kur shqetësimet dhe paqartësitë në lidhje me ekonominë globale shënuan rritje edhe ekonomia e Turqisë u rrit në 3 mujorë radhazi.

Turqia, me arritjen e kësaj shkalle të rritjes, tregoi një ecuri më të mirë të rritjes nga të gjitha vendet e BE-së përveç Maltës, Estonisë, Irlandës, Greqisë, Kroacisë, Luksemburgut dhe Sllovenisë, të cilat ende nuk shpalosën rezultatet e tyre.

Rritja në Turqi qëndroi në 1 për qind në çerekun e 3-të dhe 6 për qind në tremujorin e fundit në vitin e kaluar.

 


Lajme të ngjashme