Analiza e javës - Doktrina e sigurisë së Turqisë

Analizë e e Can Acun, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara.

1425618
Analiza e javës - Doktrina e sigurisë së Turqisë

Analiza e javës - Doktrina e sigurisë së Turqisë

Turqia, e cila pas tentativës së dështuar për grushtet të 15 korrikut përvetësoi një doktrinë të re të sigurisë nën udhëheqjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan, me operacione ushtarake matanë kufirit synon t’i shkatërrojë kërcënimet në burim pa arritur në Turqi, ndërsa me anë të marrëveshjeve të bashkëpunimit ushtarak me shumë vende, ajo vendosi baza dhe hap pas hapi u bë një forcë e madhe ushtarake në rajonin e saj më shumë se thjesht një fuqi e butë. Me anë të investimeve të bëra në industrinë e mbrojtjes Turqia krahas plotësimit të nevojave të saj ushtarake u bë edhe një eksportues i rëndësishëm në këtë fushë.

Në botëkuptimin e sigurisë kombëtare dhe të politikës rajonale të Turqisë janë bërë ndryshime drastike veçanërisht pas tentativës për grushtet të 15 korrikut. Procesin që çoi në tentativë për grushtet dhe të qenit në shënjestër të organizatave terroriste PKK dhe DAESH, Turqia e kuptoi së bashku me ekuacionin e Sirisë dhe përvetësoi një doktrinë të re të sigurisë për asgjësimin në burim të kërcënimeve ndaj saj. Në këtë kontekst, operacioni “Mburoja e Eufratit” filloi menjëherë pas tentativës për grushtet me të cilin u krijua një zonë e sigurt duke spastruar nga DAESH dhe PKK një zonë të madhe nga Azezi në Xherablus në jug, përfshirë edhe qytetin Al-Bab. Përveç kësaj Turqia vërejti angazhimin e ShBA-së për të formuar një shtet terrorist me PKK-në nën petkun e luftës kundër organizatës terroriste DAESH dhe filloi të hedh hapa në drejtim të pengimit të kësaj. Pas operacionit “Mburoja e Eufratit” u ndërmor operacioni “Dega e Ullirit” me të cilin u spastrua nga terrori Afrini dhe operacioni “Burimi i Paqes” që ndihmoi në spastrimin e rajoneve Tel-Abjad dhe Resulajn. Krahas elementëve të Forcave të Armatosura Turke në këto operacione morën pjesë edhe grupet opozitare, që kaluan nga procesi i trajnimit dhe furnizimit. Turqia në rajonin e Idlibit ndërmori edhe operacionin “Mburoja e Pranverës”, me të cilin bëri përpjekje për të ndaluar krizën humanitare në rajon si dhe një valë të re të refugjatëve.

Turqia gjithashtu vazhdon me operacione ndërkufitare ushtarake në veri të Irakut. Ajo me anë të Operacionit të Vendosmërisë po vazhdon të eliminojë elementët e organizatës terroriste PKK në rajon. Megjithatë Turqia me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës neutralizon udhëheqësit e lartë të organizatës terroriste PKK në aksin Irak-Siri. Ajo gjatë këtyre operacioneve ushtarake ka përdorur në një mënyrë shumë efektive mjete tokësore dhe ajrore, veçanërisht dronë të zhvilluara nga industria e saj e mbrojtjes. Kjo ka qenë njëra prej pikave të rëndësishme nga aspekti i zhvillimit të parandalimit ushtarak.

Ndërkohë që Turqia në njërën anë vazhdon operacionet ushtarake në aksin Irak-Siri ajo në anën tjetër bëri marrëveshje ushtarake me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar në Libi dhe u bë një fuqi e rëndësishme ushtarake në këtë rajon, ngriti baza ushtarake në Katar, ndërsa në Somali zhvilloi punime për formimin e pothuajse një shteti të ri. Turqia me doktrinën e re ushtarake tanimë është më shumë se një fuqi e butë dhe u bë fuqi parandaluese që evoluoi në një fuqi të aftë për të prodhuar dhe eksportuar sistemet e veta të armëve me industrinë e saj të mbrojtjes.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme