Turqia kritikon deklaratat e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy i përgjigjet ministrit grek Dendias me fjalët: “Shteti grek fillimisht duhet të shpëtojë nga barbarizmi i tij".

1424870
Turqia kritikon deklaratat e ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Turqia reagoi ndaj deklaratave të ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy në përgjigje të deklaratës për “barbar” të ministrit grek Dendias tha se “Shteti grek fillimisht duhet të shpëtojë nga barbarizmi i tij”.  

Zëdhënësi Aksoy u përgjigj me shkrim në një pyetje në lidhje me deklaratat e ministrit Dendias për Turqinë.

“Deklarata në fjalë e ministrit grek është tregues se Greqia në vend të dialogut me Turqinë preferon politikat e tensionimit dhe mashtron opinionin publik duke manipuluar me fakte dhe motive të politikës së brendshme”, deklaroi Aksoy, ndërsa tha: “Ne bëjmë thirrje udhëheqjes së Greqisë, e cila vepron me mentalitetin ‘armiku i armikut tim është shoku im’, ti thërrasin mendjes së shëndoshë”.

Aksoy theksoi se në raportet e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut bëhet e ditur se Greqia ka shkelur qartë të drejtat dhe liritë themelore të azilkërkuesve, veçanërisht të drejtën për jetë.

“Është turp që Greqia, e cila në sy të gjithë botës bëri çdo lloj çnjerëzimi ndaj njerëzve të pafajshëm, ta quaj Turqinë ‘barbar’. Shteti grek fillimisht duhet të shpëtojë nga ‘barbarizmi’ i tij dhe për këtë, ata duhet të respektojnë të drejtat e azilkërkuesve, të mos i torturojnë dhe keqtrajtojnë dhe t'i mos i shtyjnë prapa. Ata që pretendojnë se janë djepi i të ashtuquajturit civilizim duhet të respektojnë gjithashtu ata që nuk e flasin gjuhën dhe që nuk janë të fesë së tyre”, bëri të ditur zëdhënësi Aksoy.

 


Lajme të ngjashme