Kabineti qeveritar sot vlerëson për vazhdimin e kufizimeve

Mbledhja e Kabinetit Presidencial që do të kryesohet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të mbahet sot.

1425113
Kabineti qeveritar sot vlerëson për vazhdimin e kufizimeve

Mbledhja e Kabinetit Presidencial që do të kryesohet nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të mbahet sot.

Në takim do të vlerësohet situata e fundit në luftën kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe do të diskutohen hapat që do të merren pas kësaj.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca do të bëjë një prezantim në mbledhjen e kabinetit për detaje në lidhje me luftën kundër virusit.

Gjatë takimit do të vlerësohen rekomandimet nga Komiteti Shkencor dhe do të qartësohet nëse do të vazhdojnë apo jo kufizimet.

 


Lajme të ngjashme