Zëvendëspresidenti Oktay: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë RTQV-së

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay me anë të videokonferencës mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik dhe financiar mes Turqisë dhe RTQV-së.

1423794
Zëvendëspresidenti Oktay: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë RTQV-së

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay bëri të ditur se Turqia ndërkohë që përgatitet për një “normale të re” që do të krijohet me ndikimin e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) ajo do të vazhdojë të qëndrojë pranë Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Fuat Oktay me anë të videokonferencës mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ekonomik dhe financiar mes Turqisë dhe RTQV-së.

Oktay vuri në duke se “Turqia është e gatshme të hedh seriozisht dhe pa humbur kohë hapat e nevojshme për arritje në ekonomi të qëndrueshme dhe vazhdueshme në RTQV”.

Zëvendëspresidenti tha se marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar mes Turqisë dhe RTQV-së është e përgatitur në mënyrë të tillë që të ndihmojë në shërimin e plagëve të shkaktuara nga epidemia.

“Me marrëveshjen në fjalë ne transferojmë burimet financiare në vlerë prej 2 miliardë e 288 milion e 976 mijë lira turke në formën e granteve dhe kredive”, bëri të ditur Oktay, ndërsa tha: “Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik dhe financiar do të jetë bazë e rritjes së RTQV-së dhe vëllezërve tanë në mënyrë më të fortë gjatë normales së re”.

 


Lajme të ngjashme