Presidenti Erdogan vazhdon diplomacinë telefonike

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi biseda telefonike me liderët e disa vendeve dhe u uroi atyre Fitër Bajramin.

1423091
Presidenti Erdogan vazhdon diplomacinë telefonike

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi biseda telefonike me liderët e disa vendeve dhe u uroi atyre Fitër Bajramin.

Sipas deklaratës së bërë nga Departamenti i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, zhvilloi nga një bisedë telefonike me Presidentin iranian Hasan Ruhani, Presidentin pakistanez Arif Alvi, presidentin e Turkmenisë Gurbangulu Berdimuhamedov, presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Sulltanin e Omanit Heysem bin Tarik.

Liderët uruan reciprokisht njëri-tjetrin me rastin e Fitër Bajramit dhe  krahas bashkëpunimit në luftën kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe hapave që do të hidhen pas epidemisë ata shqyrtuan marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.

Më herët Presidenti Erdoan kishte zhvilluar nga një bisedë telefonike me Mbretin e Jordanisë, Abdullah i 2-të, Emirin e Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmet al-Cabir es-Saba dhe Presidentin e Uzbekistanit, Shevket Mirziyoyev.

 


Lajme të ngjashme