Ministri Çavusoglu uroi homologët e disa vendeve me rastin e Fitër Bajramit

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğu) zhvilloi biseda telefonike me homologët e disa vendeve për tu uruar atyre Fitër Bajramin.

1423124

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike ai shkëmbeu urime me rastin e Fitër Bajramit me ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit Muhamed bin Abdurrahman al-Thani, ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit Muhammed Cevad Zarif, ministren e Punëve të Jashtme të Indonezisë Retno Marsudi, ministrin e Punëve të Jashtme të Angolës Tete Antonio, ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva, ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë Mamadou Tangara, ministrin e Punëve të Jashtme të Maldive Abdullah Abdullah Shahid, ministrin e Punëve të Jashtme të Zambias Joseph Malanji dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut Kudret Ozersay.

Nga ana tjetër duke shkëmbyer urime me rastin e Fitër Bajramit me ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Elmar Memmedyarov, Çavushollu uroi homologun e tij me rastin e 28 Majit, Ditës së Republikës së Azerbajxhanit.

Lajme të ngjashme