Presidenti Erdogan u uroi Fitër Bajramin ushtarëve turq në detyrë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan duke zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar i cili ndodhet për inspektime në njësitë ushtarake në rrethin Hataj, uroi ushtarët turq (Mehmetçik) me rastin e Fitër Bajramit.

1422903
Presidenti Erdogan u uroi Fitër Bajramin ushtarëve turq në detyrë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) duke zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar i cili ndodhet për inspektime në njësitë ushtarake në rrethin Hataj, uroi ushtarët turq (Mehmetçik) me rastin e Fitër Bajramit.

Presidenti Erdoan, gjatë vizitës së Akarit në zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura Turke, iu drejtua veç e veç njësive luftarake me detyrë në Forcat Detare të Mesdheut, Egjeut dhe Detit të Zi si dhe ushtarëve (turq) në rajonet e Idlibit dhe Afrinit në Siri.

Ai përgëzoi ushtarët turq për punën e suksesshme dhe u uroi atyre Fitër Bajramin (Bajrami i Ramazanit) dhe shtoi: “Kombi ynë nuk do të harrojë kurrë luftën tuaj heroike si kundër terrorit, ashtu edhe në operacionin “Burimi i Paqes” si dhe në Afrin e Idlib. Unë ju puth sytë. Ju uroj përsëri bajramin. Shpresoj që në bajramet e ardhshme të shpëtojmë nga e keqja e koronavirusit me lejen e Zotit dhe ju uroj veçanërisht ju nga shpirti. Zoti ju dhëntë forcë”.    

Edhe në bisedën me anë të videokonferencës me ministrin Akar dhe komandantët në Fregatën TCG Barbaros ai iu drejtua njësive në Mesdhe, Egje dhe Detin e Zi duke thënë: “Ju përgëzoj dhe uroj nga thellësia e zemrës në emrin tij dhe të popullit tonë për përpjekjen në të gjitha detet e vendit tonë dhe në Mesdhe. Ishalla Zoti na lejon që të takohemi në ditët kur bajramin e festojmë si bajram. Ne do të jetojmë së bashku ditë ndryshe kur të shpëtojmë nga kjo e keqe e koronavirusit. Ju përgëzoj dhe ju uroj bajramin juve dhe familjeve tuaja”.

 


Lajme të ngjashme