Presidenti Erdogan: Nuk do të tolerojmë që Palestina t’i bëhet peshqesh ndokujt

“Ta dini se Jerusalemi është vija e kuqe e myslimanëve të botës dhe ne nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”,- paralajmëroi Presidenti Erdoan në një videomesazh dërguar myslimanëve të Amerikës me rastin e Fitër Bajramit

1422996
Presidenti Erdogan: Nuk do të tolerojmë që Palestina t’i bëhet peshqesh ndokujt

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u dërgoi një videomesazh myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Uroj nga Zoti që këto ditë të bekuara të jenë lajmëtari i një periudhe të re, ku myslimanët amerikanë bashkë me të gjithë Botën Islame e njerëzimin do të jetojnë në paqe e siguri”, e fillon mesazhin e tij udhëheqësi turk dhe shton se procesi i pandemisë së koronavirusit të ri (Covid-19) tregoi se hierarkitë dhe privilegjet nuk vlejnë për asnjë rajon, komb apo shtet në botë.

“Dua ta përsëris edhe një herë që qabeja jonë e parë Jerusalemi i Shenjtë, i cili është i shenjtë për të tri fetë, është vija e kuqe e myslimanëve të botës”, paralajmëroi Erdoan dhe tha: “Nuk do të tolerojmë që territoret palestineze t’i bëhen peshqesh ndokujt”.

Kurse Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Organizatave Myslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (USCMO), që është edhe ombrella e OJQ-ve myslimane në ShBA, Usame Xhemal bëri këtë deklaratë për mesazhin e Presidentit Erdoan: “Meriton me të vërtetë admirim lidershipi që po tregon Presidenti Erdoan në një periudhë kaq të vështirë. U shprehim falënderimet tona Presidentit Erdoan dhe të gjithë popullit turk”.

 


Lajme të ngjashme