Drejtuesit e lartë të shtetit turk urojnë Fitër Bajramin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) uroi botën islame me rastin e Fitër Bajramit.

1422781
Drejtuesit e lartë të shtetit turk urojnë Fitër Bajramin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) uroi botën islame me rastin e Fitër Bajramit.

Në postimin e bërë në median sociale “Twitter” me rastin e Fitër Bajramit, Presidenti Erdoan shkroi: “I uroj botës islame dhe popullit tonë Fitër Bajramin e bekuar dhe i lutem Allahut që Ramazani i vitit të ardhshëm të na gjejë me shëndet, në mirëqenie dhe paqe”.

Edhe zëvendëspresidenti Fuat Oktaj (Oktay) bëri një postim në “Twitter” ku shkroi: “Uroj nga shpirti Fitër Bajramin për popullin tonë të shtrenjtë dhe për botën islame. Qoftë bajrami i bekuar dhe çdo ditëe jona të jetë bajram. I lutem Allahut që Fitër Bajrami të sjellë paqe dhe mirëqenie në shtëpitë dhe zemrat tuaja dhe selamet për tërë njerëzimin”.

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare, Ali Erbash (Ali Erbaş) në fjalën e tij gjatë hytbesë së Fitër Bajramit, namazin e të cilit e falën në Xhaminë Ahmet Hamdi Akseki në kryeqytetin Ankara duke respektuar rregullat e distancës sociale për shkak të epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), tha: “Festat edhe pse kanë gjuhë, raca, ngjyra, hapësira gjeografike dhe kultura të ndryshme janë ditë të bekuara për myslimanët që kanë të njëjtin besim, adhurim dhe lutje”.  

Kreu i Departamentit për Turqit Jashtë Shtetit dhe Komunitetet e Afrishme (YTB), Abdullah Eren në mesazhin e tij uroi turqit jashtë shtetit dhe studentët ndërkombëtar.   

Ai tha se nuk kanë lënë vetëm studentët që marrin arsim në Turqi edhe gjatë epidemisë, edhe gjatë ramazanit. Eren nënvizoi se kanë siguruar çdo lloj nevoje për ata dhe kanë qenë pranë tyre me anë të programeve online.  

Kurse ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koxha (Koca) i uroi Fitër Bajramin popullit turk me anë të një videomesazhi të publikuar në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Urimi më i sinqertë është të jetojmë së shpejti ato ditë të bukura që nuk po jetojmë dot sot. Qoftë bajrami ynë i bekuar”, tha ministri Koxha.   



Lajme të ngjashme